Fjalë Kyçe

Gashi tregon se në çfarë cilësie është intervistuar Selimi nga Specialja

Gashi tregon se në çfarë cilësie është intervistuar Selimi nga Specialja

Avokati i ish-komndantit të UÇK-së Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka thënë se Selimi ka dhënë deklaratën e tij në zyret e Speciales në Prishtinë në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërsa, duke folur për ftesat e Speciales, Gashi ka deklaruar se rasti i ftesave deri në ditën e sotme ka qenë shumë specifik, shkruan Gazeta Alo.

“Sylejman Selimi ka qenë i ftuar që të jap dëshminë e tij, e ka dhënë deklaratën në orën 09:00 në zyret e Speciales në Prishtinë. Ai ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt, nuk ka qenë kërkesa të merret në pyetje në Hagë. Ai i ka dhënë gjitha shpjegimet që janë kërkuar prej tij”, ka thënë Gashi, përcjell lajmi.net.

“Secili që është në cilësinë e të dyshuarit nuk mund të bëhet publike se për çfarë është marrë në pyetje, ka qenë marrje në pyetje e përgjithshme”, ka shtuar Gashi.

Sipas, Gashit intervista e Selimit ka zgjatur rreth një orë./Gazeta Alo/

Lajme të tjera