Fjalë Kyçe

Gastronomët dalin me një kërkesë të re pasi filloi të ftohet koha

Gastronomët dalin me një kërkesë të re pasi filloi të ftohet koha

Masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë janë ende në fuqi, numri i të infektuarve është ende mbi 250 në ditë.

Kjo është e vetmja pjesë ku mund të ulen klientët e lokaleve.

Prandaj edhe trotuaret e kryeqytetit janë mbushur me tavolina në të cilat mund të marrin ata shërbim.

Kjo sepse sipas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, gastronomisë i lejohet të punohet vetëm në hapësira të jashtme.

Por si duket këto masa do të vazhdojnë të mbesin në fuqi pasi që ende ka një numër të konsiderueshëm të personave të infektuar.

Vetëm gjatë së shtunës 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ndërkaq nga ky virus kanë vdekur 11 të tjerë.

E kjo gjendje edhe sipas gastronomeve ende paraqet shqetësim.

Mirëpo nga shoqata e tyre thonë se tani që temperaturat po bien, MSH duhet të lejojë gastronominë të shërbejë në hapësira të brendshme.

Zuka shton se janë në dijeni të rrezikut nga virusi, por se për këtë do të zbatojnë rregulla që ta parandalojnë infektimin e klientëve.

Së fundmi nga Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar se do të fillojnë të mos japin kuponë fiskal nëse partitë politike bëjnë fushata zgjedhore ndërkaq atyre nuk iu lejohet të punojnë me kapacitete të plota.