Fjalë Kyçe

Gati sa nuk u mbyt në det, policia shpëton 21 vjeçarin

Gati sa nuk u mbyt në det, policia shpëton 21 vjeçarin

Një 21 vjeçar është shpëtuar nga mbytja në det nga Policia, roja i kullës dhe disa pushues në Divjakë.

Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Njoftimi:

Policia, roja i kullës dhe disa pushues, shpëtojnë një djalë nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare të plazhit, në bashkëpunim me rojën e kullës të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, kanë shpëtuar nga mbytja pasditen e sotme, një djalë 21 vjeç me iniciale F. M, nga Grabjani.

Shtetasi F. M aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjës, jashtë rrezikut për jetën nën mbikëqyrjen e mjekëve, shkruan tch.

Gjithashtu, në zonën e plazhit të Divjakës, patrulla e Policisë ka konstatuar një shtetas i cili drejtonte automjetin tip “Benz” në mënyrë të parregullt.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur në masën 1.23 mg/l.

Në këto kushte, nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit
Sh. Ç, 42 vjeç, banues në Elbasan.

Policia e Divjakës është e angazhuar në shërbim të pushuesve, të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem, duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.