Gennaro Gattuso është takuar me bordin e Milanit.
Gennaro Gattuso po has në vështirësi, andaj mediat italiane kanë raportuar se ai mund të shkarkohet nga Milan.
Sipas ‘Sky Italia’, bordi i skuadrës italiane i ka konfirmuar besimin trajnerit, përkundër formës së dobët, përcjell “lajmi.net”.
Leonardo, Paolo Maldini dhe drejtori gjeneral i Milanit, Ivan Gazidis, janë takuar me Gattuson.
Treshja e klubit kanë besim të plotë në trajnerin deri në fund të këtij sezoni.
Përkundër raportimeve se Gattuso do të shkarkohet, ai ka marr besimin e kryesisë për të vazhduar në vitin e ri.