Javën e kaluar ishte periudha e angazhimeve të ekipeve kombëtare, të cilët luajtën kryesisht në kualifikimet e Euro 2024.
E të grumbulluar në këtë periudhë ishin edhe futbollistët e Kombëtares së Spanjës.
Dhe, ajo që e bënë Laporte dhe Gavi ishte një çmenduri i vërtetë, shkruan “Gazeta Express”.
Ata luajtën me topa të gjatë duke u vendosur në distancë nga njëri-tjetri.
Qendërmbrojtësi dhe mesfushori spanjoll e kontrollonin topin që iu vinte nga distanca në mënyrë të mahnitshme, për t’ia kthyer më pas njëri-tjetrit topin me një saktësi të jashtëzakonshme.
Ideja ishte që topi të mos binte në tokë dhe ata ishin magjikë me këto pasime të sakta në ajër.