Fjalë Kyçe

Gazeta britanike zbulon incidentin e Xhakës me tifozët e Arsenalit pas humbjes

Gazeta britanike zbulon incidentin e Xhakës me tifozët e Arsenalit pas humbjes

Eliminimi nga FA Cup, pas humbjes 1-3 në shtëpi përballë Mançester Junajtid, nuk ka kaluar fort qetë te Arsenali. Ishte pikërisht Granit Xhaka, i cili pasi po dilte nga stadiumi “Emirates” pas ndeshjes, në automjetin e tij personal, u kap me disa tifozë të Arsenalit.

Disa tifozë i kishin dalë para, dhe po e kritikonin performancën e Xhakës, diçka surprizuese, pasi në tërësinë e ndeshjes, ai nuk është se ishte nga më të dobëtit në fushë, edhe pse ekipi i tij në fund u eliminua.

Teksa po shkëmbenin disa fjalë, Xhaka në fund iu drejtua tifozëve me fjalët : “Qepeni, mbylleni gojën!”, para se të mbyllte xhamin e makinës së tij, e të largohej.

Nga ana tjetër, kishte gjithashtu tifozë që e përkrahnin Xhakën, e kërkonin që ai të qetësohej.