Fjalë Kyçe

Gazetarët e sportit festojnë ditën e tyre

Gazetarët e sportit festojnë ditën e tyre

Data 2 korriku është zyrtarisht festë e gazetarëve sportiv në botë.

E për këtë ditë të gazetarëve ka uruar edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv në Kosovë (SHGSK).

SHGSK e vlerëson lartë punën dhe përkushtimin e gazetarëve sportiv në Kosovë edhe pse kushtet për punë nuk janë optimale.

Urimi i SHGSK’së:

“Sot gazetarët sportivë në botë shënojnë ditën e tyre ndërkombëtare, me këtë rast Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë komunitetit sportiv.

Vlerësojmë lartë përkushtimin e gazetarëve sportiv në Kosovë pavarësisht kushteve jo optimale që kanë ata, për ta ushtruar këtë profesion.

Sfidat me të cilat ballafaqohemi janë shumë të mëdha por shpresojmë që bashkërisht të punojmë për të krijuar një mjedis më të mirë.

Urime Dita Ndërkombëtare e gazetarëve sportivë”.