Fjalë Kyçe

Gazetareve ukrainase në Kosovë u garantohet statusi i mbrojtjes së përkohshme

Gazetareve ukrainase në Kosovë u garantohet statusi i mbrojtjes së përkohshme

Ministri i Punëve të Brendhsme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim gazetaret nga Ukraina, të cilave u ka ndarë vendimin i cili u garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë.

Sveçla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen me të gjithë organizmat institucionalë.

“Rezistenca, vendosmëria dhe lufta e drejtë e popullit ukrainas mbeten inspirim për gjithë botën demokratike. Të dy shtetet tona ndajnë përvojën e njëjtë të luftës dhe ne angazhohemi që të ofrojmë ndihmën e pa rezervë që të gjithë të ndihen të sigurt në vendin tonë. Në këtë takim, gazetarëve ukrainas u ndava edhe vendimin i cili garanton statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit ukrainas edhe në të ardhmen me të gjithë organizmat tanë institucional”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se gazetaret nga Ukraina shprehën mirënjohjen për mbështetjen e madhe që shteti i Kosovës ka ofruar për ta dhe treguan se janë të prekur nga solidariteti që kanë marrë nga populli i Kosovës.

“Ndërsa, vlerësuan lartë programin pasi ky program iu mundëson që të punojnë në profesionin e tyre dhe të ndihmojnë Ukrainën, siç thanë ‘Arma jonë është fjala’”, ka shtuar ai.