Fjalë Kyçe

Gazetari britanik për Granit Xhakën: Kapiteni më i keq në historinë e Arsenal

Gazetari britanik për Granit Xhakën: Kapiteni më i keq në historinë e Arsenal

Granit Xhaka është zgjedhur kapiteni permanent i Arsenal, por kjo nuk i ka lënë të gjithë të kënaqur.

Ditë më parë, në skuadrën e Arsenal janë mbajtur votimet për shiritin e kapitenit të skuadrës, ku me shumicën e votave është zgjedhur lojtari me prejardhje kosovare, Granit Xhaka.

Megjithatë, vendimin për Xhakën që ta mbajë shiritin e kapitenit të ‘Gunners’ nuk e kanë pritur mirë të gjithë.

Gazetari britanik i ‘The Sun’, Will Payne, ka thurur një artikull, ku ka lëshuar një numër të madh kritikash për mesfushorin e Zvicrës. Payne konsideron se Xhaka është kapiteni më i keq në historinë e Arsenal, transmeton lajmi.net.

“Kushdo që e vlerëson Xhakën, nuk di asgjë rreth futbollit, përfshirë këtu edhe Unai Emery” thuhet në rreshtat e parë të shkrimit të Payne.

Tutje, gazetari e tepron kur konsideron Granitin si një nga lojtarët më të dobët që ka veshur fanellën e Arsenal në dekadën e fundit.

Payne e konsideron absurd faktin se Xhaka është kapiten i një skuadre që më parë është udhëhequr nga emra si Patrick Vieira e Tony Adams.

Frustrimi i gazetarit vazhdon akoma më tutje me Emery, duke thënë se Arsenal nuk është skuadër e një lokali nate për tu vendosur me vota publike.

Shkrimin e plotë të gazetarit anglez (në gjuhen angleze) mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Xhaka dhe skuadra e tij do të kenë punë të vështirë sonte, kur përballë do të kenë Manchester United.