Fjalë Kyçe

Gazetari Fidan Jupolli kafshohet nga qentë në Prishtinë

Gazetari Fidan Jupolli kafshohet nga qentë në Prishtinë

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem i madh në kryeqytet.

Shumë qytetarë janë bërë cak i sulmeve të tyre. Së fundi edhe gazetari Fidan Jupolli është sulmuar nga qentë në qendër të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur vet Jupolli, ku ka publikuar edhe foto duke marrë ndihmë mjekësore, shkruan Reporteri.net.

“E përjetova edhe këta me t’ kafshu Qeni! Edhe ata midis Prishtine! A vjen Tetori e me qit votën”, ka shkruar Jupolli në Facebook.

Nuk janë të rralla rastet, kur qytetarët kanë qenë viktimë e qenve endacak duke pësuar kështu lëndime të shumta trupore.