Fjalë Kyçe

Gazetari që po bën fushatë kundër Kosovës pritet të shpallet person Non Grata

Gazetari që po bën fushatë kundër Kosovës pritet të shpallet person Non Grata

Gazetari britanik Graham Phillips nesër pritet të shpallet person i padëshirueshëm (non grata).

Vendimi për Graham Phillips dhënë nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilin ua ka përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, raporton Klan Kosova.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK’së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.