Fjalë Kyçe

Gazetarja nga Turqia për borën e madhe: Për shqiptarët s’ka probleme

Gazetarja nga Turqia për borën e madhe: Për shqiptarët s’ka probleme

Gazetarja, Nada Dosti, në një lidhje direkte nga Turqia, ka folur në lidhje me acarin dhe dëborën që ka qenë në ditët e fundit.

“Në disa qytete të Turqisë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës gratë shtatëzina, invalidët që punojnë në sektorin publik apo në administratë, si dhe gratë me fëmijë nën moshën tre vjeç, do të marrin pushim tre ditë”, ka thënë Dosti.

Dosti tha për shqiptarët që jetojnë në Turqi nuk është raportuar ndonjë problem, njofton Klankosova.

“Parashikohet edhe për një jave tjetër temperaturë të njëjta, në Ankara, nga lagja ku jetoj, na ka ardhur një njoftim se për një javë do të ketë gjendje krize të themi, shkollat vazhdojnë të mbesin të mbyllura, dhe parashikohet apo këshillohet që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bëjnë lëvizje të panevojshme”, shtoi Dosti.