Fjalë Kyçe

Gecaj tenton t’i qerojë hesapet fizikisht me bashkëpartiakët (Video)

Gecaj tenton t’i qerojë hesapet fizikisht me bashkëpartiakët (Video)

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka tentuar që t’i qërojë hesapet edhe fizikisht me disa anëtarë tjerë të kësaj partie.

Përplasja mes tyre, kishte nisur në momentin kur në një nëndegë në Prishtinë, nuk ishin lejuar që të futet disa anëtarë që konsideroheshin se janë njerëz të Gecajt dhe dyshohej se kishin shkuar aty me qëllim që t’i ndihmojnë atij për t’i fituar zgjedhjet brenda partiake.

Është publikuar edhe në media një video ku Gecaj shihet teksa përplaset keq me sigurimin që nuk i lejonte disa persona të futeshin në sallën ku po mbahej votimi për zgjedhjen e kryetarit të nëndegës.

Ish-zv.minisri i MAPL-së, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, në atë video shihet i tensionuar duke komunikuar me tone të ashpra me sigurimin.