Fjalë Kyçe

Genc Nuza dhe Bujar Selimaj delegohen nga UEFA në dy ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17

Genc Nuza dhe Bujar Selimaj delegohen nga UEFA në dy ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17

Raundi elitar i Kampionatit Evropian U-17 të UEFA-s do të fillojë më 23 mras, ku do të mësohen emrat e 15-të vendeve së bashku me Izraelin nikoqirë, që do të marrin pjesë në fazën finale.

UEFA ka deleguar edhe gjyqtarët nga Kosova për disa nga këto ndeshje.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen mes Anglisë dhe Luksemburgut, që do të zhvillohet më 29 mars.

Asistent i Nuzës në këtë ndeshje do të jetë gjyqtari tjetër nga Kosova, Bujar Selimaj.

Selimaj do të asistojë edhe në ndeshjen e 23 marsit, mes Luksemburgut dhe Francës, teksa Nuza në këtë ndeshje do të jetë si gjyqtar i katërt./express