Fjalë Kyçe

Genc Prelvukaj komenton tekstet e këngëve që flasin për gjëra të ilegale

Genc Prelvukaj komenton tekstet e këngëve që flasin për gjëra të ilegale

Ditët e fundit është debatuar shumë lidhur me tekstet e këngëve që promovojnë drogën dhe paraqesin femrën si objekt seksi.

Genc Prelvukaj përmes rrjeteve sociale ka treguar se çfarë mendimi ka lidhur me artistët që në tekstet e këngëve flasin për gjëra ilegale, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, shumica e artistëve që flasin për këto gjëra janë vetëm aktorë në atë rast.

“Ai qe e udheheq Cosa Nostran nuk ka studio ne shtepi, nuk i bjen pianos, as nuk ben balet, keshtu qe shumica e artistave qe flasin per gjana te paligjshme jane vec aktore”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Genc Prelvukaj është “Ylli e Hana”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.