Fjalë Kyçe

Genc Prelvukaj publikon këngë dedikuar Bekim Berishës

Genc Prelvukaj publikon këngë dedikuar Bekim Berishës

Genc Prelvukaj ka lansuar projektin e ri muzikor.

Genc Prelvukaj është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, me të cilat prek tema nga më të ndryshmet, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, ka publikuar këngën me titull “Bekim”, të cilës ia ka dedikuar Bekim Berishës dhe gjithë ushtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës.

Kjo kenge i dedikohet Bekim Berishes dhe te gjithe ushtareve te rene per clirimin e Kosoves.
Jam munduar te transmetoj emocionin me te madh por per vepren e tij fjalet jane te mangeta cdohere”, shkruan Genci.

Kjo këngë është pjesë e albumit “Gentivs II”, me tekst të vet Gencit, ndërsa e solli vetëm në versionin audio.

Me anë të një postimi, Genc Prelvukaj tha se kishte planifikuar që këngët e këtij albumi t’i publikojë nga 1 nëntori, por për shkak të ngjarjeve të fundit vendosi ta publikojë këngën e parë të “Gentivs II”.