Fjalë Kyçe

Genci dhe Eni kalojnë momente romantike bashkë

Genci dhe Eni kalojnë momente romantike bashkë

Janë ndër çiftet më të këndshme të estradës. Genci e Eni kanë lidhur dashurinë e tyre prej disa vitesh dhe po e jetojnë edhe sot.

Fillimet e lidhjes u mbajtën fshehur nga publiku, mirëpo në momentin e duhur ata konfirmuan dhe e shpallën para të gjithëve, shkruan Kosovarja.

Veç dashuirisë për njëri tjetrin, ata i bashkon edhe muzika, andaj nuk e kanë të vështirë të jenë romantik e të thurrin vargje për njëri tjetrin.

Kjo ka ndodhur shpesh, sidomos nga ana e Gencit, i cili e ka surprizuar të fejuarën e tij në raste të caktuara.

Çifti kanë paralajmëruar një dasmë të madhe në 2020, por pa bërë të ditur datën e saktë.

Ndërkohë ata po kalojnë momente romance bashkë. Mbrëmë darkuan në një ambient të këndshëm, imazhe të cilat i ndanë me ndjekësit në Instagram.

Çifti ngrejnë dolli e realizojnë video nga darka romantike. Të dashuruar.