Fjalë Kyçe

Genci në lidhje me Enin por a e pranon këtë djali i tij?

Genc Prelvukaj e ka bërë publike lidhjen me këngëtaren bukuroshe Eni Koçi. Çifti u munduan ta mohojnë lidhjen e tyre, por më në fund gjithçka është zbuluar dhe lidhja e tyre është konfirmuar.

Genci dikur ka qenë i martuar me modelen Arta Arifi, me të cilën ka edhe një djalë, Gjinin, që tashmë është rritur.

Gjini, jeton me të atin, Gencin, ndërkohë që edhe Arta ka krijuar jetën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Gjithë kureshtja e publikut konsiston në atë se çfarë raporti ka Gjini me Enin, a e ka pranuar, a e pëlqen?
Për këto gjëra ende nuk ka asnjë të dhënë.