Fjalë Kyçe

Gënjeu se i grabitën tre mijë euro, arrestohet një person në Deçan

Gënjeu se i grabitën tre mijë euro, arrestohet një person në Deçan

Një person është ndaluar dje për 48 orë në stacionin policor pasi kishte deklaruar rrejshëm për veprën penale “Grabitje”.

Sipas policisë, për personin në fjalë ishte marrë informata se ishte lidhur me litar pranë një makine në rrugën Deçan-Gjakovë.

Pasi policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, viktima kishte deklaruar se ishte ndaluar nga tre persona të maskuar, të cilët i kishin grabitur rreth tre mijë euro.

Megjithatë, pas hetimeve të policisë, është vërtetuar se viktima, tani i dyshuar, kishte paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si “Grabitje”.

Ky është njoftimi i plotë i Drejtorisë Rajonale të Pejës:

Me datë 10.11.2021 rreth orës 08:47, Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar informatë se në rrugën Deçan –Gjakovë, një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën, i njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sipas viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar  për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.