Fjalë Kyçe

Gent Cakaj e shkarkon Rrahim Pacollin nga detyra e Konsullit në Tiranë

Gent Cakaj e shkarkon Rrahim Pacollin nga  detyra e Konsullit në Tiranë

Gjatë ditës së sotme, mediat kanë bërë të ditur se Ministri për Evropën në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka shkarkuar nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë, Rrahim Pacollin.
Njoftohet se, Cakaj vlerëson se Pacolli nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Pacolli ka thënë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
“Unë nuk jam në dijeni, bile prej juve po e dëgjoj këtë gjë”, është shprehur Pacolli.

Pacolli ishte Konsull nderi në Komunat Prizren, Dragash, Suharekë dhe Mamushë me zyrën e konsullatës së nderit në Prizren.
Konsull nderi emërohen shtetasit e një vendi apo të huaj me qëndrim të përhershëm në shtetin pranues. Emërimi i tyre bëhet nga ministri i Punëve të Jashtme.