Fjalë Kyçe

Genta Ismajli takohet me Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazin

Genta Ismajli takohet me Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazin

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi e kanë vizituar së fundmi Kosovën.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me gruan e tij Almeda Abazin dhe djalin e vogël Efehan ditën e djeshme kanë ardhur në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Çifti po ashtu u mirëpritën edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin arritën një marrëveshje mes ministrisë së tyre dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

Ndër të tjera ata janë takuar me emra të njohur shqiptarë, ndër ta aktorin Vedat Bajrami e edhe këngëtaren Genta Ismajli.

Ishte vetë Genta ajo e cila e ka publikuar një foto në Instastory në të cilën shihet krah çiftit të famshëm turk.