Fjalë Kyçe

Genta tashmë nuse në Turqi, fiton edhe çmime në evente të rëndësishme

Genta tashmë nuse në Turqi, fiton edhe çmime në evente të rëndësishme

Genta Ismajli ka rrëmbyer një çmim në Turqi.

Këngëtarja tash e sa kohë është shpërngulur për të jetuar atje, ku edhe u njoh me të dashurin e saj të ri, shkruan Kosovarja.

Dyertë e suksesit në karrierë i janë hapur këngëtares pas bashkëpunimit muzikor me një nga artistët më në zë turq.

Genta u bë pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saj të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.

Krahas kësaj ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj ekstravagante.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me perla, i çarë në të dyja këmbët, i cili i nxirrte në pah linjat trupore.

Ndryshe lidhja e Gentës me biznesmenin tur po shkon si është më së miri. Dhuratat e surprizat e shumta për këngëtaren shqiptare nuk po mungojnë.