Fjalë Kyçe

Georgina rrëfen për herën e parë kur e takoi Cristiano Ronaldon

Georgina rrëfen për herën e parë kur e takoi Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshëm në botën e futbollit.

Ata kanë ndërtuar një jetë të shkëlqyer familjare së bashku dhe janë përshtatur mirë në Torino, prej se superylli portugez iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018.

Në një prononcim të fundit, të përcjellë nga Daily Star, bukuroshja ka folur për takimin e parë me lojtarin e famshëm, i cili sot (5 shkurt) i ka mbushur 35 vjet.

“Vëmendjen ma tërhoqi gjatësia e tij, trupi dhe bukuria. Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një dukje të veçantë që më preku në thellësi”.

“Më pas, mënyra si Cristiano më trajton, si kujdeset për mua dhe më do, ka mbuluar gjithçka tjetër. Ai është i vetmi person që mund të më emocionojë gjatë një ndeshjeje.

“Jam me fat që jam partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë përjetoj pakufi emocione. Ai nuk ka rival”, ka deklaruar Georgina.