Fjalë Kyçe

Georgina shfaqet tejet joshëse në fotosesionin e ri

Georgina shfaqet tejet joshëse në fotosesionin e ri

Georgina mahnit edhe në paraqitjen e radhës. Georgina Rodriguez gjatë kësaj periudhe është shumë aktive në rrjete sociale, ku sjell pjesë nga puna e saj, shkruan lajmi.net.

Partnerja e Cristiano Ronaldos së fundi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të shkrepura nga fotosesioni për revistën “InStyle Espana”, ku vjen atraktive si zakonisht.

Ajo u shfaq me kostume të ndryshme në secilën prej fotografive, duke vënë në pah fizikun, për të cilin kujdeset vazhdimisht.Georgina dhe Ronaldo javë më parë shijuan pushimet në Itali, ku edhe u kritikuan shumë për udhëtim në kohë pandemie.