Pas votimit të tifozëve, lojtari tjetër që i bashkohet Sallës së Famës është ikona e Liverpoolit, Steven Gerarrd.
Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është bërë lojtari i fundit që është futur në Sallën e Famës të Premierligës, transmeton lajmi.net.
Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard dhe Dennis Bergkamp janë të gjithë lojtarët që janë inkuadruar deri tani. 3
Gerrard ka shënuar 120 gola dhe ka regjistruar edhe 92 asistime të tjera në 504 paraqitje në Premierligë për Liverpool gjatë 16 viteve të tij në klub.
Ai fitoi çmimin Lojtari i Muajit i Premierligë në gjashtë raste por nuk arriti të merrte duart e vetë titullit, duke përfunduar si nënkampion në fushatat 2013/14, 2008/09 dhe 2001/02.
Gerrard është i pesti nga gjashtë lojtarët që shpallet në Sallën e Famës të Premier League së bashku me Alan Shearer dhe Thierry Henry pas votimit të tifozëve nga një listë e ngushtë e 23 personave.