Fjalë Kyçe

Gërvalla i reagon mediumit zviceran: Publikuat pretendime të rrejshme se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës

Gërvalla i reagon mediumit zviceran: Publikuat pretendime të rrejshme se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e luftës e UÇK-në.

Në një shkrim në Twitter, Gërvalla ka thënë se mediumi ‘NZZ’ ka publikuar pohim të rremë për UÇK-në, dhe se nëse ka pasur krime ato janë bërë nga individë të caktuar.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.

Tutje ministrja Gërvalla tha se UÇK-ja dhe FARK-u kanë shpëtuar civilë të pafajshëm.

“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, ka shkruar ajo.