Fjalë Kyçe

Gërvalla i reagon Putinit për “mercenarët”: Po bën luftë propagandistike

Gërvalla i reagon Putinit për “mercenarët”: Po bën luftë propagandistike

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se në Ukrainë janë duke luftuar edhe shqiptarë.

Ministrja Gërvalla ka theksuar se Putini duke bërë luftë propagandistike po mundohet të shpërqëndrojë gjenocidin ndaj Ukrainës.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.