Fjalë Kyçe

Gërvalla: Kosova do bëjë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë

Gërvalla: Kosova do bëjë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, diktator, duke thënë se pushtimi i Ukrainës, i kujton kohën kur u sulmua Kosova nga Serbia.

Në një shkrim në Twitter, Gërvalla theksoi angazhimin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe botën demokratike për ta fituar këtë luftë”, shkroi ministrja.