Fjalë Kyçe

Gërvalla: Nuk kam qenë e as nuk jam dëshmitare e Speciales

Gërvalla: Nuk kam qenë e as nuk jam dëshmitare e Speciales

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është pyetur sot nga gazetarët nëse është dëshmitare e Gjykatës Speciale.

Shkurtimisht, Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka thënë Gërvalla.