Fjalë Kyçe

Gërvalla: Rusia sot ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës

Gërvalla: Rusia sot ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia të martën ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës “pas mbështetjes me pajisje ushtarake që i kemi dhënë Ukrainës”.

Në një shkrim në “X”, Gërvalla ka theksuar se gjenocidi mund të ndalet vetëm me mjetet ushtarake.

“Rusia ka nisur sulm hibrid ndaj Kosovës sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar ajo.