Fjalë Kyçe

Gërvalla takohet me Escobar: Dialogu të ketë synim vetëm njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Gërvalla takohet me Escobar: Dialogu të ketë synim vetëm njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, zhvilloi sot takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi u zhvillua në kuadër të Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik në Zagreb.

Gërvalla e ka informuar Escobar me zhvillimet aktuale në Kosovë, duke u ndalur në progresin e shënuar në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Ata kanë biseduar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për çka kryediplomatja ka theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm mbi bazë të parimeve dhe vlerave të përqafuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, dhe me synim njohjen e ndërsjellë mes shteteve fqinje, njofton Ministria e Jashtme dhe Diasporës përcjell klankosva.

Duke folur për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Gërvalla e ka falënderuar Escobar për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në këtë rrafsh si dhe në të gjitha dimensionet e shtet-ndërtimit