Fjalë Kyçe

Gërvalla takon Viola von Cramon, diskutojnë gjendjen në Ukrainë

Gërvalla takon Viola von Cramon, diskutojnë gjendjen në Ukrainë

Shefja e diplomacisë Donika Gërvalla priti sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar mbi tema aktuale, me theks të veçantë situatën në Ukrainë.

Gërvalla tregoi përkushtimin e Kosovës për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike evropiane duke iu bashkuar BE-së dhe SHBA-ve për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, vendimin për t’i mirëpritur gazetarët ukrainas përmes bashkëpunimit me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Medias dhe Shtypit dhe për t’iu ofruar mbështetje financiare.

Po ashtu, u diskutua rreth hapave konkretë që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë për t’u solidarizuar me popullin e Ukrainës dhe për t’iu bashkuar botës demokratike në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.