Reperi Getoar Selimi është parë me gruan e tij, prezantuesen Marina Vjollca ku janë duke pushuar në Abu Dhabi të Dubait.
E sonte ata kanë zgjedhur për të vizituar xhaminë e madhe të Sheikut Zayed në Abu Dhabi.
Për të kryer këtë vizitë sigurisht se femrat duhet mbuluar për të hyrë brenda dhe këtë e ka bërë edhe Geti ku është paraqitur me veshje sheikësh brenda kësaj xhamie.
“Unë dhe princesha ime”, ka shkruar Geti në foton që ka postuar në Instagramin e tij.
Në këtë vizitë të çiftit duket se është edhe Luana Vjollca, motra e Marinës që sot ka postuar disa foto nga Dubai.
Por, mbetet enigmë se a është në këtë vizitë edhe i dashuri i Luanës, apo jo?