Fjalë Kyçe

Getinjo i prekur nga fotografia e refugjatëve sirian që “pushtoj” botën: A ki zemër o fotograf?

Getinjo i prekur nga fotografia e refugjatëve sirian që “pushtoj” botën: A ki zemër o fotograf?

Bota është tronditur nga imazhet e refugjatëve sirianë që kanë tentuar të hyjnë në Greqi.

Një fotografi rrëqethëse ku shihet një refugjat sirian që mban mbi fëmijët e tij ndërsa ai përpiqet të mbijetojë një zhytje në ishullin Grek të Lesbos, pasi kaloi një pjesë të detit Egje nga Turqia, ka ngjallur reagime të shumta.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Getinjo iu është bashkuar atyr që kanë ngritur zërin për këtë.

“Çfarë bote është ardh, krejt puna te tërheqja e vëmendjes se njerëzimit! Si ka mundësi me bo dikush foto në këtë rast? A ki zemër o fotograf? Apo veç ki anderr me te dhez fotoja nëpër botë? Zoti e rujt atë që është i patër dhe pa politik”, ka shkruar Getinjo ndër tjera.

Ndryshe, kujtojmë që fotografia nuk është nga ngjarjet e fundit të refugjatëve, foto është realizuar nga Yannis Behrakis në shtator të vitit 2015, autori i saj kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke dokumentuar krizën e refugjatëve para se të vdiste në mars 2019