Fjalë Kyçe

Getinjo paralajmëron projektin e ri

Getinjo paralajmëron projektin e ri

Reperi Getinjo ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

Ai ka kohë që po punon në këngën e re “UH” që do të publikohet së shpejti.

Xhirimet e klipit kanë filluar dhe reperi ka ndarë imazhe ku shihen femra provokuese.

Geti edhe një herë ka treguar se po vjen me skena eksplicite, por nuk ka dhënë datë përfundimtare të lansimit të projektit.

Ndër projektet e reja të Getinjos janë “Para Siempre”, një bashkëpunim me Mozzikun.

Ky projekt i lansuar muaj më parë arriti 3.2 milionë klikime.

Ndërkaq, reperi ka kohë që nuk ka zhvilluar ndonjë performancë për shkak të kontestit kontraktual me On Records.