Fjalë Kyçe

Getinjo po finalizon këngën e re

Getinjo po finalizon këngën e re

Getinjo po përgatit një këngë të re.

Reperi shumë i dashur për publikun, Getinjo, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili pritet të dalë shumë shpejt në treg, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, artisti zbuloi disa sekuenca nga kjo këngë, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.

“Kënga e re, shumë shpejt”, shkruan Getinjo, teksa ndau video nga studio muzikore, ku po punon për atë projekt.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Getinjo mbetet “S’jam dorëzu”, të cilin gjatë muajit shkurt e solli në bashkëpunim me Stresin.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe Getinjo për fansat e tij.