Fjalë Kyçe

Getoar Selimi po paralajmëron këngën e re, ja kur do të lansohet

Lideri i grupit ‘BabaStars’, Getoar Selimi me anë të postimit të fundit duket se ka gati këngën e re dhe pritet të lansojë të dielën, shkruan lajmi.net.

“Të Dielën?!”, ka shkruar ai në foton e publikuar në Instagram.

Geti di gjithnjë t’i befasojë fansat, e një projekt i tij tani do të pritej mjaft mirë nga publiku dhe admiruesit e muzikës së reperit.

Ndryshe, “Mori”, është kënga e fundit e lansuar nga Geti në bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Brunon.