Fjalë Kyçe

Gexha-Bunjaku: Punonjësit shëndetësor me ligjin e ri për paga kanë të ardhurat më të larta në rajon

Gexha-Bunjaku: Punonjësit shëndetësor me ligjin e ri për paga kanë të ardhurat më të larta në rajon

Gexha-Bunjaku: Punonjësit shëndetësor me ligjin e ri për paga kanë të ardhurat më të larta në rajon

Zv/ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha – Bunjaku ka mbajtur takimin në kuadër të grupit punues të përbërë nga MSH dhe FSSHK ku u diskutuan modalitetet lidhur me dialogun social, nevojat dhe kërkesat e stafit shëndetësor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të cilat do të përmirësojnë pozitën e punonjësve shëndetësorë, brenda mundësive buxhetore.

“Zv/ministrja Gexha-Bunjaku theksoi se dialogu social do të mundësojë që të adresohen kërkesat, të cilat më pas shqyrtohen dhe do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit punues i cili planifikohet të mbahet gjatë muajit Maj. Aktualisht, punonjësit shëndetësorë me ligjin e ri për paga, kanë të ardhurat më të larta në rajon”, theksohet në njoftim.

Tutje, në komunikatën e bërë për media shtohet tutje se “dialogu social do të shërbejë që të përmirësohen edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësorë”.