Fjalë Kyçe

Gëzim Kelmendi: Martesat e së njëjtës gjini – vrasje moderne

Gëzim Kelmendi: Martesat e së njëjtës gjini – vrasje moderne

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, mjeku Gëzim Kelmendi, kundërshton ndryshimet në Kodin Civil të Kosovës, ku synohet të lejohen martesat brenda gjinisë së njëjtë.

“Është vrasje moderne”.

“E dimë që në ditët e sotme vrasja nuk ndodh vetëm me armë por ka edhe metoda bashkëkohore të vrasjes së qytetarëve dhe familjeve”, ka vazhduar ai në Info Magazine.

“Serbia na vrau pa dallim dhe shfarosi shqiptarët dhe sot kryeministri Kurti po e bën të njëjtën duke vrarë shtetin – familjen”.

Kelmendi ka thënë se gjuha e tij e përdorur në këtë rast nuk është e ashpër.

“Është e vërteta. Nëse realizohet martesa mes gjinisë së njëjtë nuk do të kemi pasardhës, nuk do të kemi shtet nëse nuk do të ketë familje”.