Fjalë Kyçe

Gisele Bündchen ishte bërë e varur nga alkooli gjatë romancës me Leonardo DiCaprion

Gisele Bündchen ishte bërë e varur nga alkooli gjatë romancës me Leonardo DiCaprion

Modelja e njohur ka zbuluar se ishte bërë e varur nga alkooli gjatë romancës së saj me Leonardo DiCaprion, por pas ndarjes prej tij i kishte lënë.

Gisele Bündchen në një intervistë përe revistën “PORTRET” të këtij muaji, tregoi për vendimin e vështirë për t’u larguar nga aktori që fitoi çmimin Oscar, me të cilin ishte në lidhje gjatë 2000-2005, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ajo tha “Jo gjatë u bëra e varur nga pirja e duhanit dhe alkooli, po bëhesha gjithmonë më e vetëdijshme për gjërat që kisha zgjedhur të mos i shihja më”.

Ylli i coverit të “Vogue”, tha se gjëja përfundimtare në një marrëdhënie është kur çifti dëshiron gjëra të ndryshme, pra stili i ndryshëm i jetës ishte një shtytje për ndarje.

Gisele tani është e martuar me ikonën e NFL Tom Brady, 41 vjeç dhe kanë dy fëmijë, Benjamin, nëntë dhe Vivian, gjashtë.

Në anën tjetër, Leo ka vazhduar romancat me disa modele, përfshirë Toni Garrn, Bar Refaeli, Eva Herzigova dhe Erin Heatherton.

Ai tani është në lidhje me modelen dhe aktoren, Camila Morrone, 21 vjeç.

Sa i përket sfilatave, pavarësisht asaj që në pamjen e jashtme dukej e sigurt, ylli tha se ndihej e shqetësuar për veshjet e zbuluara.

Gisele, e cila ka mbetur në krye të industrisë për më shumë se dy dekada, pranoi se kishte vuajtur më parë nga sulmet e panikut.