Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka mësuar kundërshtaren e saj për sfidën çerekfinale.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova ka fituar duelin e raundit të dytë, dhe tashmë do të luftojë në fazën çerekfinale.
Pasi mposhti rusen Dzhigaros, xhudistja kosovare tashmë do të ketë punë me Abzetta Zouleiha Dabonne nga Bregu i Fildishtë.
Dabonne arriti të triumfonte në duelin me Brigitta Varga vetëm me anë të ‘Golden Score’.