Fjalë Kyçe

Gjakova, Rahoveci e Malisheva mbeten pa energji elektrike si pasojë e erërave të forta

Gjakova, Rahoveci e Malisheva mbeten pa energji elektrike si pasojë e erërave të forta

KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit me rrethinë po përballen me erëra dhe reshje të dendura shiu.

Kjo ka bërë që të ndikohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike.

KEDS nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar mirëkuptim dhe nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100.

“Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do iu mbajmë të informuar me situatën në terren”, thuhet në njofitm.