Fjalë Kyçe

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Suharekë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Suharekë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku të përfshira kanë qenë dy vetura.

Policia bën të ditur se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe tri femra K-Shqiptare, të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.