Fjalë Kyçe

Gjashtë të lënduar nga aksidenti me trenin në Pejë, tre fëmijë

Gjashtë të lënduar nga aksidenti me trenin në Pejë, tre fëmijë

Gjatë ditës së sotme, në Pejë ka ndodhur nja aksident hekurudhor, në të cilin janë përfshirë treni i udhëtarëve dhe dy automjete.

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit ka bërë të ditur se nga ky aksident, janë lënduar 6 persona, prej tyre tre të mitur, derisa të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është në shërbim të qytetarëve në rast të aksidenteve apo incidenteve aeronautike dhe hekurudhore dhe për këtë ka në dispozicion numrin pa pagesë 080090000”, thuhet në njoftim./