Fjalë Kyçe

Gjashtë të rinj përfundojnë në Polici pas rrahjes brutale në Skenderaj

Gjashtë të rinj përfundojnë në Polici pas rrahjes brutale në Skenderaj

Një rrahje masive mes disa të rinjve ka ndodhur sot në qytetin e Skenderajt. Pamjet e rrahjes u publikuan në media, ndërkohë që rastin e konfirmoi edhe Policia e rajonit të Mitrovicës.

Sipas Policisë, gjashtë persona që janë përfshirë në rrahje janë duke u intervistuar aktualisht në Polici.

“Një rrahje ndërmjet disa të personave është raportuar rreth orës 17:30, në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtë (6) persona të përfshirë në rrahje. Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanve që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.