Fjalë Kyçe

Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni

Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 3.856 testime, 29 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 50 pacientë janë shëruar gjatë kësaj periudhe.

Që nga fillimi i pandemisë janë testuar 811.693 persona, 155.407 kanë rezultuar pozitivë ndërsa janë shëruar 148.960.

Numri i rasteve të vdekjes nga COVID-19 është 5.448 ndërsa aktive janë 999 raste.