Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin në disa vende riga shiu.
Të martën do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me shi. Parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me rrufe në të gjithë territorin e Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 12-15 gradë Celsius, e maksimalet mes 19-22.
Te mërkurën do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell. Tempeturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë e maksimalet mes 20-24 gradë.
Të enjten do të jetë moti me diell e vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të zbresin në 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet në 22-26 gradë.
E të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen në disa vende të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike”, thuhet nga Instituti.