Fjalë Kyçe

Gjatë këtij viti janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste të tumoreve të gjirit në QKUK

Gjatë këtij viti janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste të tumoreve të gjirit në QKUK

342 raste, patologji të gjirit- tumore beninje dhe malinje janë trajtuar kirurgjikisht nga fillimi i vitit e deri dje.

SHSKUK ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar janë kryer 340 operacione, ndërsa në 2019-ën gjithsej 578 operacione.

Tutje bëhet e ditur se në dy vitet e fundit pati numër më të vogël të operimeve në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së si shkak i sistuatës me COVID-19.

Njoftimi i SHSKUK-së:

Në sallat e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga periudha 1 janar – 21 tetor 2021, janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste- patologji të gjirit- tumore beninje dhe malinje.

Gjatë vitit 2020 janë kryer 340 operacione, ndërkaq në vitin 2019 janë realizuar 578 operacione të kësaj natyre.

Në dy vitet e fundit kishte numër më të vogël të operimeve në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së, për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19.