Fjalë Kyçe

Gjenden barna brenda klimës së autobusit, linja Tiranë-Prishtinë

Gjenden barna brenda klimës së autobusit, linja Tiranë-Prishtinë

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë parandaluar sot kontrabandimin e barnave ndërmjet autobusit të linjës Tiranë-Prishtinë.

Një sasi e konsiderueshme e barnave janë gjetur dhe konfiskuar nga oficerët në sistemin e klimatizimit të autobusit, derisa ishin duke e bërë kontrollin e këtij automjeti.

Përveç kësaj, edhe nën ulësen e shoferit të autobusit janë gjetur të fshehura një pako të mbushura me lente të syve.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore, si dhe mallrat ilegale janë konfiskuar.