Fjalë Kyçe

Gjenden pjesë të aeroplanit ku ishte Sala

Gjenden pjesë të aeroplanit ku ishte Sala

Kërkimi nën ujë do të fillojë për Emiliano Salan, pasi janë gjetur jastëkë të aeroplanit në bregdet.
Jastëkët janë gjetur në Surtainville në Francë, të hënën nga autoritetet franceze.

Aeroplani u zhduk në javën e kaluar, ku në të ishte futbollisti argjentinas i Cardiff Cityt, Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Kërkimi nën ujë do të fillojë në fund të kësaj jave, pasi kushtet atmosferike e pamundësojnë që kërkimet të fillojnë më herët.

Kërkimet zyrtare për Salan kanë përfunduar, mirëpo më shumë se 290 mijë funte janë grumbulluar që të fillojnë kërkimet private, për të kanë dhuruar para disa nga yjet e futbollit.